Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Dy familjarë konkurrentë në tregun mobil

Blerjet e shitjet po vazhdojnë në njërin nga tregjet mobile në Prishtinë.

E i gjithë ky interesim vjen si shkak i nevojës së qytetarëve për t’u ushqyer shëndetshëm e me produkte të freskëta.

Që qytetarët të marrin shërbimin e nevojshëm po përkujdesen tregtarët në këtë treg.

Ndonëse në dy tezga të ndara, dy vëllezërit e familjes Krasniqi nga Lipjani shesin kultivimet e tyre aty.

Osman Krasniqi tregon se më e kërkuara e këtyre ditëve është domatja, për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban.

Edhe Fermeri që i kultivon vetë perimet dhe i shet në Tregun mobil të Prishtinës SOT Fermeri që i kultivon vetë perimet dhe i shet në Tregun mobil të Prishtinës

Ndryshe nga domatja e zakonshme, edhe domatet e zeza janë pjesë të tezgës së tij.

Tregtari nga Lipjani rrëfen se mungesa e informacionit për vlerat e këtij lloji ndikon që të jetë më pak i shitur.

Përveç perimeve, Kryeziu tregon se edhe erëzat kanë hyrë në listën e kërkesave të konsumatorëve.

Tregu mobil është në shfrytëzim maksimal, sipas Kryeziut, sepse freskia dhe të qenit produkte bio i tërheq më shumë blerësit.

E gruaja e vëllait të Kryeziut, Arife Kryeziu, po ashtu punën e saj e ka të përqendruar në shitjen e pemëve e perimeve.

Edhe Rikthehen fermerët e tregut mobil me produkte të freskëta e cilësore SOT Rikthehen fermerët e tregut mobil me produkte të freskëta e cilësore

Ajo rreshton kultivimet dhe arsyet pse duhet të përdoren më së shumti gjatë sezonit.

Jo të gjitha të zakonshmet janë në këtë treg.

Kryeziu flet edhe për specin e zi që gjen përdorim të gjerë në tregti.

E për përdorimin e perimeve dhe rëndësinë e tyre treguan edhe disa qytetarë të cilët rreshtojnë perimet me përqindje të lartë të ujit si pjesë përbërëse të kuzhinave të tyre.

Edhe Reçeli i ftoit më i kërkuari në tregun e fermerëve SOT Reçeli i ftoit më i kërkuari në tregun e fermerëve

Për të gjitha kultivimet që shiten aty, Kryeziu tregon se përkujdesen vetë nga mbjellja e deri tek shitja në treg.

Tregu mobil është tri herë në javë dhe përveç pemëve e perimeve, aty mund të gjeni edhe veshje kombëtare e produkte të tjera vendore.