Domatja, që vjen në madhësi e lloje të ndryshme në kuzhinat kosovare, është një nga produktet më të kërkuara ushqimore.
Aktualisht në tryeza shërbehet domatja e importuar. Osman Fejza, tregtar në tregun e madh me shumicë në Fushë Kosovë, tregon se pjesa më e madhe e domateve në këtë periudhë vijnë nga Shqipëria, raporton KOHA.
Fejza thotë se kultivuesit e domates përballen me sfida të shumta dhe thotë se institucionet nuk kanë marrë masat e duhura.
Tahir Tahiri, kryetar i Sindikatës së Bujqve të Kosovës, e ka mbjellë edhe vetë këtë kulturë në një nga serrat e tij.
Ai tregon se ka disa lloje që mbillen në Kosovë dhe e veçon domatinin, apo domaten-qershi, për të cilën tregon se ka munguar kërkesa.
Tahiri shton se nuk ka mjaftueshëm kujdes nga institucionet për cilësinë e domateve që hynë në Kosovë dhe u rekomandon konsumatorëve që t’i konsumojnë domatet vendore kur ato të jenë në treg.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se AUV-i ka qenë i pakompromis në kontrollet e sigurisë së ushqimit gjatë kohës së COVID-19.
-
Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji
-
Behluli: Në ushqimet bazë s’guxon të ketë vaj palme
-
Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesa për institucionet
-
Durmishi: Në tregun kosovar kanë më shumë hapësirë produktet e importuara sesa ato vendore
-
Fusha: Shteti të heqë TVSH-në për produktet me qumësht të freskët