SOT

Vendi që po bën bashkë fermerë nga e terë Kosova

Fermerë gjithandej në Kosovë po bëhen bashkë me produktet e tyre në Farm Market.

Djathërat më të njohur në botë po përgatiten edhe në vend, e me një cilësi të mirë.

Yllka Kurhasani - Muja thotë se çdoherë për qëllim e kishte promovimin e fermerëve dhe produkteve vendore dhe e ka gjetur një mënyrë se si ta bëjë atë.

Për të kjo është një veprimtari që e bën me shumë dashuri, ngase është diçka që ka dashur ta trashëgojë nga gjyshja e saj.

Dhe, krahas të gjitha trajnimeve e recetave të reja, ajo çdoherë e gjen veten duke u kthyer te tradicionalja.

Secili proces deri te produktet finale, kryhet në kushte shtëpie dhe i jep shijen dhe aromën e veçantë që e mbajnë.

Në Farm Market po ekspozohen dhe shiten jo vetëm djathërat, por edhe produkte tjera vendore si reçeli, suxhuku e çaje mali.

Klientët më të shpeshtë janë ata të huaj që punojnë në Kosovë dhe kanë kureshtje për ushqimet tradicionale, e vera i sjell edhe mërgimtarët që kanë mall për to.

Koha e ajvarit dhe turshive është afër, e punët njësoj si kërkesat, janë të mëdha gjatë kësaj periudhe.