Qysh nga fillimi i muajit shtator, 16-vjeçari Genc Beqiri u bë pjesë e stafit të kafenesë “Tin Tin”.
E gjitha kjo e mbështetur nga Qeveria e Kosovës si pjesë e masës 1.6 ku parashihet financimi i punës praktike për personat me aftësi të kufizuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇdo ditë pune për Gencin fillon herët. Ndonëse me gjysmë orari ai mundohet që t’u ndihmojë kolegëve të tij.
Deri më tani thotë se po i pëlqen shumë.
Shërbimi i kafesë, ushqimit e pastrimi i tavolinave janë disa prej punëve që i kryen Genci.
Riada Statovci nga Down Syndrome Kosova thotë se puna praktike u ndihmon në aftësim profesional edhe më tepër personave me aftësi të kufizuara.
Sipas saj, deri më tani janë punësuar 89 persona nga krejt Kosova.
Integrimi i kësaj kategorie edhe në sektorin privat shërben si shembull për krejt shoqërinë, thotë Statovci.
Ndonëse Genci ende nuk ka përmbushur 1 muaj punë, e do të paguhet vetëm 170 euro, ai ka filluar të mendojë për kursimet e dhuratën e së ardhmes. Një makinë të zezë ka dëshirë ta blejë, thotë ai.
Menaxheri i “Tin Tin” thotë se janë të kënaqur me punën praktike të 16-vjeçarit. Pavarësisht se Qeveria e Kosovës e mbështet edhe punëdhënësin me 100 euro, ky i fundit ka vendosur që mjetet t’i dhurojë në Down Syndrome Kosova.