Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Fëmijët krijues të lojërave me gjuhët programuese

Edhe pse ende të vegjël, pjesë të aktivitetit ditor e kanë edhe mësimin e gjuhëve programuese.

Madje, nxënësit e qendrës “ICodePython” thonë se me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, njohuritë për programimin në të ardhmen do të jenë të domosdoshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për gjuhë programuese këtu kam mbajtur trajnime më kaherë, e pastaj kam vazhduar me ‘python’. Në të ardhmen me siguri do të jetë primare kështu që pse mos ta mësoj”, thotë Lekë Nikiqi.

“Python” është gjuha programuese që ata e kanë mësuar deri tash. E disa nga ta kanë filluar të hulumtojnë edhe të tjerat.

Mësuesja e tyre, Fjolla Zatriqi, i zhvillon orët mësimore gjithherë duke iu treguar gjëra të reja që ata i mësojnë me shumë dëshirë.

Ajo thotë se që nga fillimi fëmijët e kanë befasuar me interesimin e shprehur.

Për t’i mësuar 3 nivelet e “Python” u është dashur 9 muaj, brenda të cilëve ata tashmë mund të krijojnë edhe lojëra, gjë që i tërheq të mësojnë edhe më shumë.

Jo e gjithë përvoja e programimit iu pëlqen. Në rast të gabimeve në kod, fëmijët thonë se është e vështirë që ta gjejnë se ku kanë gabuar. E kjo është paksa e mundimshme për ta.

Edhe pse nxënësit i dinë të mirat që u sjell njohuria në fushën e programimit, mësuesja e tyre i përgatit edhe nga ana profesionale.

“Ne nëse fillojmë t’i tregojmë përfitimet e programimit na duhet një kohë e gjatë. Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është kjo dhe sa është e inkorporuar në secilin sektor.”

Krahas krijimit të lojërave ata kanë filluar të krijojnë edhe uebfaqe, e të eksplorojnë edhe më tutje krejt çka mund të bëjnë me njohuritë që po i marrin.