SOT

Fëmijët e Kosovës drejt programimit e robotikës

Viteve të fundit është rritur shumë interesimi për programim, e ndër më të interesuarit në këtë fushë po rezultojnë fëmijët e gjeneratave të reja. Javën e kaluar “Kosova Makers League” ka organizuar një aktivitet për fëmijë të moshave të ndryshme. E ndjekim së bashku se çfarë ka ndodhur

Fëmijët anembanë Kosovës janë mbledhur në zyrat e “Kosava Makers League” për të kaluar një ditë kushtuar gjuhës programuese “Scratch”, e cila po del të pëlqehet shumë nga fëmijët.

Gjuha “Scratch” po rezulton të jetë shumë efektive te nxënësit, pasi që përmes saj ata po kanë mundësi të kalojnë kohë së bashku duke krijuar lojëra kompjuterike.

Më lojëra e aktivitetet kjo ditë u kalua nga fëmijët me shumë dëshirë e pasion.

Ndër vite, interesi për këtë gjuhë veçse po rritet. E pse po u pëlqen kjo fushë fëmijëve më së miri tregon Elza.

“Kosova Makers League” mban aktivitete të ndryshme kushtuar fëmijëve rreth programimit dhe robotikës.

Një ndër qëllimet kryesore është mësimi në ambient pozitiv.

Sipas mësueses, programimi po rezulton të jetë shumë i rëndësishëm tek fëmijët. Ambienti i ngrohtë, socializmi dhe mësimi i gjuhëve programuese ndikojnë pozitivisht te fëmijët dhe mësimi është më atraktiv.

Elza Krelani dhe ekipi e saj nuk kanë në plan të ndalojnë vetëm me aktivitetin e gjuhës “Scratch”. Plot aktivitete të reja priten gjatë këtij viti.