Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fëmijët festojnë ditëlindjen e “Scratch”

Teknologjia zë një vend të rëndësishëm në jetën e fëmijëve në ditët e sotme. E shumë prej tyre, që nga mosha e vogël, njoftohen me gjuhët e para programuese.

Njëra prej tyre është “Scratch”, një gjuhë programuese e krijuar posaçërisht për t’iu bërë fëmijëve më të lehtë të kuptojnë kodimin.

Gjatë javës, në tërë botën nga fëmijët me pasion programimin, është festuar ditëlindja e kësaj gjuhe programuese. Për herë të parë këtë vit, kjo u bë edhe në vendin tonë.

Fëmijët e ‘Bonevet’ tregojnë se si e kanë kaluar ditën dhe se çfarë rëndësie ka “Scratch” për ta.