Karikatura. Një lloj vizatimi satirik ose komik, i cili përdoret për të përfaqësuar dhe komentuar një temë, një personazh ose një ngjarje.
Në Ferizaj të gjithë i njohin për punimet e tyre. Janë këta Imri Musliu e Selajdin Hajdini, që mbajnë shoqatën “Hithi” akoma aktive.
Imri Musliu është një ndër themeluesit e shoqatës që merret me karikaturë qysh nga viti 1981.
Koha dhe përkushtimi në këtë fushë kanë bërë që Musliu një punim të tillë ta punojë shpejt.
Pos punës që bëjnë si shoqatë, dy kolegët po angazhohen edhe në shkolla ku ligjërojnë e gjithashtu po ndajnë kohë edhe për persona me aftësi të kufizuara.
Gjatë kësaj kohe dy kolegët po punojnë diçka të ngjashme me karikaturën, por kësaj radhe përkushtimi i tyre është finalizimi i stripit, libër me figura dhe tekst.
Edhe
“Hithi” synon ngjalljen e interesimit për karikaturën
Imri Musliu duke qenë autor, kolegu i tij Selajdin Hajdini po merret me punën e vizatimeve. E për të është një sfidë, pasi që është hera e parë që po e provon veten në këtë fushë.
Hajdini thotë se karikatura krijon barazi, ku të gjithë duken njëjtë.
Objekti ku ata për momentin po punojnë është pronë e Fahredin dhe Kemail Ramiqit, që ua kanë lënë shtëpinë pa qira.