Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Drithërat e farat në krijimet e Alkentit

Pasioni i tij për artin e ka shtyrë të tejkalojë limitet e të thyejë kufijtë.

I kishte gjyshin dhe babanë artistë, por vetë ia doli të njihet ndërkombëtarisht e të thyejë rekordet e Guinnessit.

Për 15 vjet krijoi qindra punime, për ta shënuar emrin e tij 3 herë në librin e rekordeve.

Alkent Pozhegu nuk e ka në plan që të ndalet së krijuari portrete nga “kokrrat”.

Vazhdon të përzgjedhë personalitete të shquara shqiptare e ndërkombëtare.

Edhe Gjashtë vjet përkushtim, kaligrafi irakian përfundon dorëshkrimin e Kuranit Kuriozitet 5 muaj më parë Gjashtë vjet përkushtim, kaligrafi irakian përfundon dorëshkrimin e Kuranit

Mediat ndërkombëtare disa herë kanë folur për të.

Rrjetet sociale i kanë ndihmuar shumë që të prezantojë e madje edhe t’i shesë punimet e tij.

Çmimi i një punimi të tij fillon nga 300 euro.

“Që në moshën fëmijërore pasion e kam pasur artin e frutave. Me ketë art kam tentuar që të futem në garë të Guinness, por nuk e kam pasur fatin që të garoj me këtë lloj arti, sepse kanë qenë lloje të tjera të artit për këtë garë. Duke e analizuar më mirë, unë e gjeta veten në artin e kokrrave”, tha ai.

Të merresh me art nuk është edhe aq e lehtë, thotë Pozhegu. Punimet e tij krijohen nga drithërat, misri, farat e lulediellit, orizi dhe fasulet. Thotë se shpeshherë vështirë gjen fara të përshtatshme për portretet që dëshiron të punojë.

Edhe Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm” Kulturë 1 d. më parë Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”

“Rreth 4 vjet kam punuar për punimin e parë me kokrra në Ronaldon dhe Messin për rekordin e Guinness. Në vitin 2017 e kam realizuar portretin e Rita Orës, i cili ka qenë për mua më i veçantë dhe më i vështiri për t’u realizuar. Ndërsa portreti i tretë ka qenë ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump. Realizimi i punimeve nuk është i lehtë për mua, pasi që të gjitha kokrrat janë natyrale dhe vetëm te portreti i Donald Trumpit i kam siguruar rreth 4 mijë kilogramë, pra më janë dashur rreth 3 vjet për t’i siguruar të gjitha këto. Ka ndodhur që më një grup shokësh të punoj rreth 11 orë punë”, shtoi Pozhegu.

Për ta realizuar një punim me përmasa standarde, artistit i duhen rreth 3 javë. Thotë se për këtë lloj arti duhet kujdes më i veçantë.

“Për realizimin e një punimi në përmasa më të vogla më duhet kohë dy deri në 4 javë. Vështirësitë te një portret janë në pjesën e syve dhe të dhëmbëve, pasi që duhet kujdes më i veçantë. Por arti im vlerësohet dhe kohën e fundit kam kërkesa të shumta për portretet e mia”, u shpreh artisti.

Ai sugjeron që çdo talent duhet të ndjekë rrugën e suksesit, pavarësisht vështirësive që mund t’i kenë.

Edhe Trashëgimia e Frida Kahlos që vazhdon të frymëzojë Shtojca për Kulturë 2 j. më parë Trashëgimia e Frida Kahlos që vazhdon të frymëzojë

“Për të arritur një sukses madhor nuk është e lehtë, por unë duhet të jap një mesazh shumë të thjeshtë e të kuptueshëm, se çdokush që ka talent të mos dorëzohet në jetë, të punojë se më kalimin e kohës do të shpërblehet”, tha ai.

Pozhegu rreth 30 punime me personalitete të njohura vendore dhe ndërkombëtare së shpejti do t’i shfaqë në një ekspozitë në Prishtinë.