Ka 8 vjet prejse punon si disenjatore.
Është kjo Luljeta Qerkezi, e cila qysh herët e kishte ndarë mendjen për drejtimin që do të zgjidhte.
Në butikun e saj ka koleksione të shumta e në secilin kënd të tij janë të ndara veç e veç ato më të rejat.
Fustanet që ajo i dizajnon, përveç elegancës, më vete kanë edhe shumë glamur e që është veçanti e disenjatores vushtrriase.
E gjithë puna që ekspozohet në dyqanin e Qerkezit kryhet në ambientet e punëtorisë, aty ku thotë se ndihet më së miri bashkë me bashkëpunëtoret e saj.
Edhe
“Xhubleta: pëlhurë dhe histori” – si rilexim elegant i trashëgimisë
Efekti i pandemisë, Luljeta thotë se, u vërejt edhe te puna e saj.
Me e pa detaje, fustanet elegante e më të thjeshta janë kërkesat e vazhdueshme që Qerkezi i pranon si nga klientët vendorë ashtu edhe nga ata të huajt.