Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Artistja me koleksion të frymëzuar nga mbretëresha Elizabeth II

Ani pse dega për të cilën ajo mëson dhe skicimi i fustaneve nuk lidhen aspak me njëra tjetrën, të dyja këto gërshetohen shumë mirë në jetën e saj. Janë pasioni dhe dëshira që ka për të dyja ato, të cilët bëjnë që kur të mbyllen librat me terma mjekësorë të hapet bota shumëngjyrëshe e një artisteje të re.

Suhejla Mehmeti përderisa ditët e saj i shpenzon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Lipjanit, kohën e lirë dhe natën e shpenzon në hapësira të ngrohta për të, mes lapsash dhe ngjyrash. Imagjinata e saj nuk kufizohet nga shkenca, madje buron gjithandej, edhe në mes të saj.

Gjithçka që lidhet me dizajnin dhe skicimin e modës filloi në shkollën fillore, kur ajo arriti që imagjinatën e saj fëmijërore ta shprehte në letër. Viti 2017 dhe profesori i saj i artit kanë qenë shtysa të fillimit të saj në skicim, mbarimi i së cilës besohet se nuk do të vijë asnjëherë.

“Voux Design” i ka titulluar hapësirat e saj në rrjetet sociale në të cilat i ndan me ndjekësit këto skicime. Me domethënien “dizajni i ëndrrave”, kjo faqe është vendi ku burojnë dizajne të ndryshme të ndara në koleksione të veçanta. E i fundit i cili do të vijë nga Suhejla është i inspiruar nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth.

Ëndrra e saj e fëmijërisë u bë realitet kur ajo në festen e përmbylljes së shkollës realizoi njërin nga fustanet të cilin e skicoi vetë. Eksperiencë të tillë pati rastin të përjetonte kur edhe vajza të tjera realizuan fustanet që ajo skicoi. Një eksperiencë që atë e bëri të ndihet krenare.

Edhe “Një jetë e dytë” e artistes radikale që sfidon artin Shtojca për Kulturë “Një jetë e dytë” e artistes radikale që sfidon artin

Kështu, mes harmonisë së ngjyrave dhe mes detajeve të veshjeve, letra dhe lapsi janë ata të cilët e argëtojnë Mehmetin, e me të cilët ajo synon të merret gjithmonë.

“Dizajni i ëndrrave”, siç ajo e quajti faqen e saj, është ajo që përmban në të vërtetë ëndrrat e saj. Arritjen e suksesit mes pasionit dhe profesionit.