Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Dea në kombëtaren e Luksemburgut përballë Kosovës

Me origjinë është nga Deçani dhe jeton në Luksemburg.

E të premten ajo luajti përballë ekipit të Kosovës si pjesë e kombëtares ku jeton.

Dea Dautaj, hendbollistja kosovare e gjendur në një situatë të tillë, uroi suksese edhe për ekipin e Kosovës.

Ndonëse e lindur dhe e rritur në Luksemburg, Dea rrëfen edhe për dëshirën që në një të ardhme të afërt ta përfaqësojë edhe Kosovën.

Ndjeu krenari, por jo vetëm për lojën. Dea rrëfen se nga mikpritja e kosovarëve mbetën të kënaqura edhe bashkëlojtaret e saj nga Luksemburgu.

Studentja e psikologjisë karrierën e saj në sport e ka filluar gjashtë vjet më parë, e tani momentalisht është pjesë e ekipit fitues të kupës nacionale, ekipit HB Dudelanzhe.

Urimi i Deas u realizuar. Ekipi vendës ngadhënjeu kundër Përfaqësueses së Lukemburgut me rezultat 33:27.

Artikuj të ngjashëm