Njëri ndër ushqimet që më së shumti ju bën të ndiheni mirë dhe në disponim është çokollata, sidomos ajo e zeza. E tani që jemi në stinën e dimrit preferohen më shumë për konsumim.
Kjo çokollatë në vete përmban rreth 70 për qind kakao. Pasi që festat e fundvitit po afrojnë, një pako me çokollatë të zezë mund të jetë një dhuratë mjaft e veçantë për to. Përveç shijes rëndësi u kushtohet edhe formave të tyre dhe dekoreve të kutive të përgatitura me shumë finesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefja e kësaj ndërmarrjeje, Bleta Zeqiri, thotë se çokollatën e zezë e duan të gjitha grupmoshat.
Shumë klientë, sipas saj, preferojnë që çokollatën e zezë ta kombinojnë me shije të frutave apo lloje të tjera të çokollatave, transmeton Koha.
Dietologia Vala Pupovci ka treguar për benefitet që i posedon kjo lloj çokollate.
Megjithatë, Pupovci rekomandon që të mos konsumohet në sasi të lartë.
Dhjetori si muaj i festave rrit edhe numrin e klientëve që duan çokollata në kuti me motive festash.
Studimet tregojnë se aq më e madhe të jetë përqindja e kakaos në një kuti me çokollatë, aq më shumë ndikon pozitivisht në kujtesë, disponim, sistem të imunitetit dhe në shëndet të përgjithshëm.