Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Të mirat që i sjell shëndetit çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmirëson shëndetin e zemrës. Antioksidantët që përmban kjo çokollatë kanë treguar rezultat në uljen e presionit në gjak, uljen e rrezikut nga bllokimi i arterieve si dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.

Ëmbëlsira ul rrezikun nga sulmi në zemër, sëmundjet e zemrës e edhe zvogëlon mundësinë e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës.

Përveç që është e mirë për zemrën çokollata e zezë balancon edhe sistemin imunitar. Ul stresin oksidativ që shkaktohet nga radikalet e lira të cilat janë shkaktar i shumë sëmundjeve.

Një agjent që gjendet në këtë çokollatë quhet epicatechin dhe ai i mbron qelizat, i bën më të forta dhe mbështet proceset që i ndihmojnë trupit ta përdorë më mirë insulinën që e prodhon. Kjo do të thotë se çokollata e zezë redukton mundësinë e zhvillimit të sëmundjes së diabtetit.

Përmirëson edhe funksionimin e trurit. Flavonidet që ka çokollata e errët kanë një ndikim pozitiv në funksionimin e trurit duke mundësuar reagim më të mirë, shikim më të mirë dhe memorie më të mirë. Arsyeja është së këto radikale të lira mundësojnë që gjaku të qarkullojë mirë në tru.

Epicatechina në çokollatë të zezë gjithashtu ndihmon edhe performancën e atletëve duke i bërë ata që të qëndrojnë më gjatë përgjatë ushtrimeve.

Kjo çokollatë redukton edhe stresin duke ulur nivelin e hormonit që e shkakton atë, kortisoli.

Edhe Çokollata e zezë mund të ndihmojë kundër presionit të lartë në gjak Lifestyle 2 v. më parë Çokollata e zezë mund të ndihmojë kundër presionit të lartë në gjak

Pra e mira e çokollatës së zezë vjen nga përmbajtja e lartë e kakaos. Sa më e lartë të jetë përmbajtja aq më e shëndetshme do të jetë çokollata.

Sipas ekspertëve, në mënyrë që një çokollatë të konsiderohet e shëndetshme duhet të përmbajë 70% kakao.

Megjithatë ata kanë thënë se duhet konsumuar mesatarisht në mënyrë që të mos teprohet.