Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Brigita sjell sufllaqet e famshme të Shqipërisë në Prishtinë

Janë të famshme në Shqipëri dhe kërkohen nga kosovarët në çdo pushim.

Sufllaqet me origjinë nga kuzhina greke, tashmë janë edhe në Kosovë. Është Brigita Dani, që i bën në një recetë të veçantë.

Brigita, pasionin për gatimin e nisi qysh nga fëmijëria, nga i cili nuk u shkëput asnjëherë.

Gatuan ëmbëlsira, gjella, brumëra, ushqime deti, por ndër ushqimet e shumta që ajo përgatit më me merak janë sufllaqet.

Ajo thekson se sosi dhe disa produkte shtesë bëjnë që sufllaqet e saj të dallojnë nga ato nga Shqipëria.

Edhe Bakllavatë më të kërkuara në Llap SOT Bakllavatë më të kërkuara në Llap

Brigita e dëshmon se si bëhen përgatitjet.

Sufllaqet e saj i shet në një lokal që ajo e ka hapur në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.