Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Blegtoria, traditë e familjes Reshiti në Bresanë të Opojës

I takon gjeneratës së katërt që e ka përcjellë traditën e angazhimit në blegtori.

Vezir Rashiti e zhvillon veprimtarinë me dele në natyrën piktoreske të Bresanës së Opojës.

Vetë Veziri ka më shumë se 3 dekada që kalon ditën me dele për të cilat ka dashuri të trashëguar nga familja.

Tash i numëron 300 dele.

Në mesin e kopesë ka edhe 100 qengja, disa nga të cilët i rrit për t’u bërë dele e desh e të tjerët i shet në festa.

Edhe Blegtori llapjan që kultivon dele “Hashanka” dhe “Garushka” SOT Blegtori llapjan që kultivon dele “Hashanka” dhe “Garushka”

Duhen rreth dy muaj që qengjat të jenë gati për shitje.

Gjatë dimrit delet nuk kullotin në fushat e Bresanës, por ushqehen me misër, grurë e sanë.

E kur delet ushqehen me bar të freskët japin deri në gjysmë litri qumësht, me të cilin gratë e familjes bëjnë djathin e Sharrit, që është shumë i kërkuar në rrethinë e më gjerë.

Një orë merr për t’i mjelë të gjitha delet me dorë meqenëse, sipas tij, mjelja me makina është më e vështirë.

E pjesë e kujdesit ndaj tyre është edhe qethja.

Edhe Bletarja nga Mazgiti me pasion për bletët SOT Bletarja nga Mazgiti me pasion për bletët

Kur nuk janë mirë me shëndet, Reshiti thotë se i vëren në fytyrë, e kontrollet rutinore i kanë të rregullta.

E tërë kjo veprimtari është bërë me investime familjare, duke mos marrë asnjëherë ndihmë nga institucionet.