Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Bakllavaja moderne me kakao e çokollatë

Pjesë e çdo tryeze të festës së Bajramit padyshim është bakllavaja.

Flutura Baliu nga Ferizaj ka kohë që ka filluar të përgatisë për të tjerët ëmbëlsira të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo tregon për fillimet e punës, në ambientet e vogla e të thjeshta të shtëpisë së saj, raporton KOHA.

Në menynë e Fluturës janë bakllava të modeleve e shijeve të ndryshme.

Për zhvillimin e veprimtarisë së saj, shtysë e madhe ka qenë një ndihmë modeste e dhënë nga një grant i Qeverisë.

Bashkë me 5 ndihmëset e saj, 6 vjet pas fillimit të këtij biznesi Flutura këtë herë po sjell një mënyrë tjetër të të përgatiturit të bakllavës, e cila përbërës kryesor ka kakaon dhe çokollatën.

Janë disa orë të cilat i duhen bakllavasë tradicionale për përgatitje, por Flutura për recetën e re ka edhe pajisje më të avancuara, siç është ajo për shtrimin e petëve.

Edhe pjekja tani po bëhet për një periudhë më të shkurtër.

E sherbeti është pjesa kryesore, ajo që edhe finalizon bakllavanë.

Situata e pandemisë nuk e ka penguar Fluturën në zhvillimin e veprimtarisë së saj.

Ajo po e vazhdon për çdo ditë punën, edhe me përgatitjen e shumë ëmbëlsirave të tjera.

Në lokalin e saj, vëmendjen më të madhe në këtë festë padyshim se po merr bakllavaja me shijen dhe pamjen më të veçantë.