Çdo të diel të rinjtë e fshatit Mogillë zhvillojnë aksione për pastrimin e fshatit.
Në baza vullnetare ata gjenden nëpër të gjitha lagjet e këtij fshati të Vitisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpesh ishin përgëzuar për punën, derisa nuk kishte munguar edhe bashkëngjitja e banorëve të tjerë.
“Kemi ardhur te njëra prej lagjeve që e kemi përfshi gjatë aksionit. Duhet përmendur që Komuna ka ndihmuar vetëm në qeset e mbeturinave, ndërkaq i gjithë organizimi ka qenë në baza vullnetare”, tregon njëri nga qytetarët.
Fshati Mogillë shtrihet në një pozitë të përshtatshme gjeografike edhe për kultivimin e të mirave bujqësore.
Megjithëse ka numër të konsiderueshëm banorësh, edhe në këtë fshat vërehet dukuria e migrimit, thonë vendësit.
Në aksionin e fundit, të rinjve u ishin bashkëngjitur shumë banorë.
Mes tyre kishin qenë edhe të vegjlit e fshatit, të cilët nga banorët ishin përfshirë në këtë organizim siç shprehen, për t’i rritur me idenë e mbajtjes pastër të komunitetit ku jetojnë.