Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pllaka e gramafona, interesimi i të rinjve

Muzika është ajo që e karakterizon dyqanin e Dren Tiganit. “Aftësia” e pajisjeve të të kthejnë shumë vite pas, është mjaftueshëm e fuqishme. Pikërisht në kohën kur albumet dëgjoheshin në gramafon e kasetofon.

Familja Tigani vendosi të “udhëtojë në kohë” pas shumë vjet përvojë me shitje të audio pajisjeve.

Dreni rrëfen që babai Bujari kishte një koleksion të gjerë të tyre. E me interesimin e madh të njerëzve menduan t’i vënë në shitje.

Pllakat e gramafonit të renditura njëra pas tjetrës përfshijnë historinë e muzikës nga vitet e 60-a e deri të albumet më të fundit.

Albumi i Eric Claptonit është ai më i vjetri.

Edhe Një pllakë gramafoni për 15 mijë dollarë Kulturë Një pllakë gramafoni për 15 mijë dollarë

Bashkudhëtarë kanë gramafona po aq në moshë.

Dreni rrëfen edhe se si mund të dëgjojmë muzikë më një pllake e gramafon dhe cilat janë mjetet për mirëmbajtje.

Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, interesimi për blerjen e audio pajisjeve të prodhuara vite më parë është shumë i madh. Kryesisht të pasionuarit janë të rinjtë.

E gjinia femërore është ato që blejnë më shumë.

Edhe Pllakat e gramafonit – “goditje për xhepat e koleksionistëve” Kulturë Pllakat e gramafonit – “goditje për xhepat e koleksionistëve”

Albumi i Daft Punkut është më i shituri. Kurse Dreni tregon që kërkesa për albumin në gjuhën shqipe është e madhe.

Dreni thotë se kanë bashkëpunim edhe me vendet fqinjë, madje të shumta janë bizneset që furnizohen në këtë pikë.