Universiteti i Prishtinës po plaket, bashkë me të edhe objektet po vjetrohen.
Megjithatë, Fakulteti Teknik pikërisht në ditëlindjen e 52-të të Universitetit ka marrë një pamje moderne, kjo si pjesë e programit të rinovimit nga Rektorati.
Kolltukët me ngjyrë të gjelbër e të verdhë, si dhe bankat e gjata janë hapësira të krijuara për studentët e tri fakulteteve që operojnë në një objekt.
Më të kënaqurit janë shprehur ata që kalojnë një pjesë të madhe të kohës, studentët.
Ata thonë se me këto ndryshime mund të reduktojnë kohën e kaluar në kafene.
Edhe
Fakulteti Teknik rinovon hapësirat
Sipas tyre, ndryshimet filluan me këmbë të mbarë por ka nevojë edhe për intervenime të tjera.
Të njëjtën e pohon edhe studenti nga Dega e ndërtimtarisë, Lisi Doli.
Që rinovimet kanë qenë të nevojshme e thotë edhe prodekani Ymer Kuka. Sipas tij, ka pasur probleme të shumta që janë rregulluar me këtë rast. E shuma e ndarë për këtë projekt ka lehtësuar edhe punën e tyre, thotë ai.
Pamja e hollit është dizajnuar nga profesionistë, çdo herë duke i plotësuar nevojat e studentëve, sepse sipas Kukës ishin ata që për shumë vjet me radhë kanë kërkuar një ambient më të ngrohtë.
Ndërsa rektori i UP-se, Naser Sahiti, tha se për secilin nga fakultetet ka plane për rregullimin e infrastrukturës.
Edhe
Bërlloku mbulon hapësirat akademike, studentët fillojnë pastrimin e fakulteteve
“Kam kënaqësinë që sot në kuadër të shënimit modest të ceremonisë së 52- vjetorit për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19 të përuroj hapësirat e rinovuara të Fakultetit Teknik në të cilin janë tri fakultete. Me këtë rinovim jam i bindur që do të përmirësohen dukshëm kushtet e studimit për studentët”, ka thënë Sahiti.
Fakulteti teknik ndodhet jashtë kampusit universitar dhe investimet sikurse këtu janë planifikuar edhe për objektet e fakulteteve të tjera.