Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Kompjuterike, si dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me rastin e shënimit të 52-vjetorit të themelimit të UP-së, kanë inauguruar renovimin e hapësirës së përbashkët.
Përmes një postimi në Facebook nga Universiteti i Prishtinës bëhet e ditur se rektori i UP-së, Naser Sahiti, tha se përurimi hapësirave të përbashkëta në fakultetet teknike dëshmon bashkëpunimin e mirë që këto fakultete e kanë traditë që nga themelimi.
“Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Florim Grajqevci, tha se rregullimi është mundësuar nga Universiteti i Prishtinës për studentët e këtyre fakulteteve, në mënyrë që t’iu ofrohet atyre më shumë komoditet dhe të ndihen sa më mirë”, thuhet në njoftim.
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
Protestojnë asistentët e Mjekësisë: Rektorati po i lë katedrat pa profesorë
-
Studentët e vitit të parë kërkojnë t’u lejohen provimet në afatet e prillit dhe të nëntorit
-
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e ndërtimeve brenda kampusit
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës paralajmërojnë grevë