Qendra e Kompetencës është një nga shkollat që ofron të mësoni disa profesione, të cilat nuk janë të zakonshme nëpër shkollat e tjera.
Pjesë e profileve që i ofron kjo qendër është edhe Asistent i Sigurisë Ushqimore dhe Dietat, ku nga përfundimi me sukses i këtij profili, nxënësit arrijnë të licencohen dhe të ofrojnë shërbime që lidhen me titullin që ata kanë marrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNxënësja e klasës 11-të, Dea Aliu thotë se që kur i është bashkuar kësaj shkolle edhe menyja brenda familjes ka ndryshuar dhe tashmë është më e shëndetshme.
Në profilin e sigurisë ushqimore dhe dietat, pjesë e mësimit është edhe matja e kilokalorive që dikur për nxënësen Elvira Jakaj nuk kishte qenë e rëndësishme.
Profesoresha e këtij profili, Mimozë Dragaçina, thotë se pjesë e kësaj shkolle mund të bëhen edhe nxënësit nga gjitha qytetet e Kosovës, pasi, sipas saj, në vend ka mungesë të profesionistëve të tillë.
E mësimin praktik e ofron profesoresha Brilantina Berisha-Vogliqi, e cila tregon se Qendra e Kompetencës ka bashkëpunime edhe me biznese ku edhe nxënësit e kryejnë praktikën.
Se suksesi i këtij profili është i arritshëm, këtë e dëshmon më se miri ish-nxënësja, Leona Jahiri, e cila tashmë ka krijuar biznesin e saj personal në një nga qendrat më të mëdha tregtare në Ferizaj, ku përveç familjarëve, ajo ka të punësuar edhe shoqet e shokët e saj. 20-vjeçarja, e cila që në moshë të hershme kishte filluar të eksploronte me shijen në gatime, shkollimin e mesëm e kreu pikërisht në Qendrën e Kompetencës nga ku mësoi edhe më shumë për kuzhinën.
Në biznesin e ish-nxënëses së Qendrës së Kompetencës, klientë të rregullt të “Lonki’s Food” tashmë janë edhe ish-mësimdhënëset e saj.