E nxitur nga tema aktuale e shoqërore, Anida Basha e shfaq mendimin e saj më ndryshe. Ajo përmes artit konceptual sjell krijime të ndryshme të paraqitura me një stil tejet të veçantë.
Anida tregon se si një koncept e shtyn drejt krijimit dhe e përshkruan shumë mirë edhe gërshetimin që i ndodh me fushat e ndryshme të artit, meqenëse arti konceptual nuk është e vetmja degë e artit që ajo e praktikon, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Bashën, është e rëndësishme që krijimet e saj artistike të nxisin vetëdijesim e të adresojnë problemet shoqërore e gjithashtu edhe dukuritë pozitive të saj.
Kur Anida ishte në prag të përfundimit të studimeve, ajo gjeti inspirimin që të diplomojë në një mënyrë të veçantë, të cilën ajo e shpjegon me shumë pasion.
Në mes të tematikave të shumta, feminizmi është njëra prej të cilave e inspiron më shpesh.
Për Anidën, është e rëndësishme që krijimet e saj qytetarët t’i shohin në mënyrën e tyre.