Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Hapen çerdhet me pak fëmijë e me frikë nga prindërit

Me pak interesim nga prindërit janë hapur kopshtet publike dhe ato në komunitet në Komunën e Prishtinës.

Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala ka thënë se kanë dezinfektuar të gjitha objektet që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka hezitim nga prindërit për shkak të frikës nga koronavirusi. Ndoshta për shkak të rasteve që ndodhen të hënën, sot kemi pak fëmijë në kopshte. Me fëmijë nuk mund të ketë distancë dhe kjo ka krijuar pak frikë te prindërit. Të gjitha kopshtet përveç asaj DIELLI që është në renovim janë hapur”, ka deklaruar Shala.