SOT

20-vjeçari fotograf, kamerën e merr kudo që shkon

Në fotografi ngrihen momentet më të veçanta e mbahen me vete tërë jetën.

Kjo është ajo që Albin Dobruna e mendon sa herë që e ka aparatin në dorë.

Megjithatë, ai tregon që ky profesion është i kushtueshëm, duke marrë parasysh koston e pajisjeve. Dobruna i kujton hapat e parë si fotograf, kur punonte me një aparat të thjeshtë.

Mirëpo, dëshira e madhe që të avancohet më tutje e shtyu të kursejë, në mënyrë që ta blejë një kamerë më të mirë.

Natyra dhe ngjyrat e saj janë inspirimi i përhershëm për fotografin 20-vjeçar. Edhe pse po studion për një profesion tjetër, ai e gjen kohën që të tregojë sukses në të dyja.