Shumë serbë nga sanxhaku i Pazarit të Ri u vendosën në Toplicë. Disa malazezë u vendosën në të njëjtin qark, në periudhën 1889-1890. Një pjesë e madhe e popullatës serbe nga Kosova imigroi në Serbi pas luftës, nën trysninë e refugjatëve shqiptarë. Kështu, në vend të myslimanëve, serbët duhej të vinin. Nuk ka të dhëna për numrin e imigrantëve. Ka të ngjarë që as autoritetet serbe nuk e dinin numrin e tyre
Fshatrat e zbrazura po tërhiqnin imigrantë nga rajone të ndryshme. Ligji për kolonizimin e këtyre rajoneve kaloi, dhe kështu nisi popullimi. Shumë prej atyre që vuajtën nga lufta e 1876-s nga distriktet e Aleksincit, Knjazhevcit dhe Zajeçarit kishin nisur të ktheheshin në distriktin e Prokuples, madje edhe para se të mbaronte lufta. Familjet e kryengritësve serbë nga rajonet e Llapit dhe Kopaonikut, që ishin arratisur në Serbi më 1876, u vendosën në fshatrat e boshatisura shqiptare në Toplicën e epërme. Serbët, që qëndruan në Llap pas luftës së 1876-s, u larguan po ashtu drejt rretheve të reja. Pas Kongresit të Berlinit, popullata serbe nga distriktet e Ibrit dhe Vushtrrisë imigroi në rajonet rrotull Prokuples dhe Kurshumlisë; ata nga rajonet e Vidinit, Tërnit, Belograqikut dhe Breznikut, që iu bashkëngjiten Bullgarisë, u vendosën në rrethet e Nishit dhe Pirotit. Shumë serbë nga sanxhaku i Pazarit të Ri u vendosën në Toplicë. Disa malazezë u vendosën në të njëjtin qark, në periudhën 1889-1890. Një pjesë e madhe e popullatës serbe nga Kosova imigroi në Serbi pas luftës, nën trysninë e refugjatëve shqiptarë. Kështu, në vend të myslimanëve, serbët duhej të vinin. Nuk ka të dhëna për numrin e imigrantëve. Ka të ngjarë që as autoritetet serbe nuk e dinin numrin e tyre.
Çështja e pronave të myslimanëve
Pasi myslimanët u larguan, çështja e pronës së tyre nxori krye. Sapo u etablua, administrata lokale serbe filloi të mblidhte ushqimin e mbetur në shtëpitë e zbrazura dhe ta vendoste atë në magazina. Natyrshëm, banorët lokalë morën pjesë në të, para se autoritetet të nisnin të mblidhnin atë apo ta listonin. Shumë më e rëndësishme ishte çështja e patundshmërive të myslimanëve. Në shumë raste, turqit ishin pronarë tokash, dhe katundarët serbë e punonin tokën dhe iu duhej t’ia jepnin turqve një pjesë të caktuar të të korrurave. Pas Kongresit të Berlinit, Qeveria serbe vendosi t’ia jepte këtë tokë katundarëve, meqë Serbia ishte një shtet me patundshmëri të fshatarëve të lirë, por para kësaj u gjend një zgjidhje e përkohshme. E gjitha prona shtetërore turke, sikundër edhe toka private e këtyre myslimanëve, që e punonin vetë, u përvetësua. Fshatarët që punonin në toka private turke vazhduan kështu, derisa u gjet zgjidhja përfundimtare. Më 1833 autoriteteve serbe iu desh të merreshin me të njëjtin problem. Asokohe, toka turke iu dha fshatarëve që e punonin atë, dhe të gjitha mëtimet e pronarëve u përfshinë në haraçin që Serbia i paguante Portës. Më 1878, gjendja ishte ndryshe. Sipas nenit 39 të traktatit të Berlinit, myslimanët, që nuk donin të jetonin në Serbi, lejoheshin të mbanin pronën e tyre apo t’ia jepnin me qira njerëzve të tjerë. Përveç kësaj, komisionet e posaçme serbo-turke duhej të formoheshin, me qëllim që të punonin në të gjitha çështjet e lidhura me shtetin turk apo me pronën private myslimane brenda një afati trevjeçar. Ky nen e pamundësonte cedimin e tokës për fshatarët pa ndonjë pagesë kundrejt pronarëve, dhe Qeveria serbe nuk kishte sa duhet para për t’iu dhënë kompensime turqve. Rrjedhimisht, “ligji i veçantë bujqësor” kaloi më 3 (15) shkurt 1880 me të cilin u vendos që fshatarët duhej vetë ta paguanin tokën. Çmimet dhe kushtet e pagesës duhej të bëheshin sipas marrëveshjes së lirë. Fshatarët e keqpërdornin këtë ligj në mënyra të ndryshme, kështu që qeveria u detyrua të merrte një hua jashtë e të paguante pronarët e dikurshëm. Një kusht tjetër fort i rëndësishëm për integrimin e rajoneve të reja në Principatën e Serbisë u përmbush në këtë mënyrë.
Pasojat
Pasojat e migrimit nisën të shfaqeshin menjëherë pasi u arrit armëpushimi. Shqiptarët asokohe më së shumti ishin të përqendruar përgjatë vijës së demarkacionit. Ata shpesh e kalonin se mund të rrëmbenin bagëti e ushqim dhe, ndonjëherë, ngjanin konflikte mes tyre dhe rojeve serbe. Të tilla përplasje u bënë fare të shpeshta në prill dhe maj 1878. Pas Kongresit të Berlinit, gjendja në zonën kufitare ishte ende e tendosur. Në qershor 1879, shqiptarët madje sulmuan qytetin e Kurshumlisë. Qeveria serbe protestoi para Portës, por ankesat e saj nuk morën përgjigje.
Edhe
Shqiptarësia e Toplicës
Serbia iu nënshtrua trysnisë diplomatike të Anglisë dhe Rusisë, meqë kishte dëbuar shumicën e myslimanëve të mbetur pas Kongresit të Berlinit. Këto fuqi kërkuan nga Qeveria serbe të lejonte rikthimin e shqiptarëve; edhe Porta shtroi kërkesa të ngjashme. Me qëllim që ta lironte veten nga trysnia, qeveria dërgoi një përfaqësi ushtarake te prijësit e fiseve shqiptare për të diskutuar këtë çështje me ta. Për mungesë besimi në të dyja anët, negociatat dështuan dhe refugjatët mbetën në Turqi.
Ardhja e refugjatëve shqiptarë në Kosovë e ashpërsoi shumë gjendjen e serbëve që jetonin atje. Lloje të ndryshme dhune u kryen ndaj tyre. Shqiptarët ishin të zemëruar meqë ata kishin humbur luftën kundër Serbisë. Së këndejmi, ata e merrnin hakun ndaj serbëve që jetonin në Kosovë Autoritetet turke nuk qenë në gjendje të parandalonin sjellje të tilla, sidomos gjatë ekzistencës së Lidhjes së Prizrenit. Në vitet pas Kongresit të Berlinit, shumë serbë e braktisën Kosovën për shkak të dhunës shqiptare. Në këtë mënyrë, serbët, që mbetën në Kosovë, përfundimisht u tejkaluan në numër nga shqiptarët.
Shqiptarët ishin të ndarë në fise. Disa prej tyre ishin armiqësorë ndaj njëra-tjetrit. Një nocion mbi një komb integral shqiptar nuk ekzistonte mes shqiptarëve nga Kosova. Ndërgjegjja e tyre ishte fisnore. Gjatë luftës kundër Serbisë, ata shprehën vetëm patriotizëm lokal. I vetmi faktor përbashkues mes tyre ishte feja. Pas kësaj lufte, ata të gjithë u bashkuan në armiqësinë karshi Serbisë, që shihej si armik i përbashkët. Sipas mendimit tim, farat e ndërgjegjes së tyre kombëtare duhet të kërkohen, pjesërisht, në faktet e lartshënuara.
Pas migrimit të myslimanëve, rajonet e reja serbe e ndryshuan shpejt pamjen e tyre. Një proces vivid asimilimi dhe përshtatje e përbashkët e imigrantëve zuri vend. Lloje të ndryshme zakonesh e dialektesh mund të shiheshin e dëgjoheshin në këto hapësira. Mënyra e jetesës në qytete po ndryshonte, ashtu sikurse edhe vetë qytetet. Kambana e kishës zëvendësoi zërin e hoxhës.
Përfundim
Edhe
Kolonizatorët “malazezë“ përreth kufirit të Kosovës
Nga një pikëvështrim i gjerë historik, migrimi i myslimanëve nga Serbia përfaqësonte vetëm një pjesë të një procesi të gjatë të frenimit të tyre në Siujdhesën e Ballkanit. Në momentin e pikërishëm ishte një vazhdimësi e natyrshme e krijimit të shtetit modern serb.
Lufta serbo-turke e viteve 1877-78 është trajtuar shpeshherë në historiografinë serbe. Sidoqoftë, duket se migrimet e nismuara nga lufta kanë qenë gjithnjë nën hijen e operacioneve ushtarake dhe epilogut të tyre në Berlin. Ato ishin, në fakt, më të mëdha e më të rëndësishme sesa që zakonisht janë konsideruar se kanë qenë. Mendimi se 30 mijë shqiptarë emigruan nga Serbia ka mbetur i pasfiduar për thuajse një shekull. Ky numër ishte më i madh: 49 mijë nga, të paktën, 71 myslimanë të migruar. Vëmendje e pamjaftueshme i është dhënë vetë procesit të migrimit dhe veçmas politikës së Qeverisë serbe kundrejt myslimanëve të mbetur në Serbi pas Kongresit të Berlinit. Asnjë nga pasojat e këtij emigrimi nuk janë studiuar me përthellim.
Studimi ynë nuk është shkruar me ambicien për të gjetur përgjigje përfundimtare rreth këtyre pyetjeve. Ne vetëm kemi nënvizuar rëndësinë e kësaj çështjeje dhe kemi provuar të sipërfaqësojmë mënyrat për kërkimet e së ardhmes.
*Autori është profesor i historisë në Universitetin e Beogradit. Ky shkrim është marrë nga revista “Balkanologie: Revue d’etudes pluridisciplinaires”, Vol. II, Nr. 2, 1998. Titulli dhe disa nga mestitujt janë vënë nga redaksia.
Edhe
“Mitrovicën tashmë e pushtoi Serbia përmes refugjatëve”
(Përktheu: Salih Mehmeti)