Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Poeti Najwan Darvishi i përkthyer edhe në shqip, laureat i çmimit prestigjioz britanik

Poeti arab Najwan Darvish (Naxhvan Dervish) i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë botërore, në mesin e tyre edhe në shqip (“Një vend quhet këngë”, botoi “Dija” 2022), hyri sivjet në listën e ngushtë të disa çmimeve botërore, kurse në ditën e parë të nëntorit përmbledhja e tij

“Të rraskapitur në kryq” fitoi “Çmimin Sarah Maguire” në Britani të Madhe për librin më të mirë të përkthyer në anglisht më 2021.

Prej këtij poeti në shqip u botua përzgjedhja “Është një vend që quhet këngë” në përkthim të Muhamed Mufakut dhe u botua dy herë në Prishtinë: nga Instituti për Studime Orientale në vitin 2021 ( promovuar në Tiranë në dhjetor 2021) dhe nga “Dija” në vitin 2022.

Image
Ballina e përmbledhjes me poezi, “Një vend quhet këngë” të Najwan Darvishit

Fillimisht, Asociacioni Amerikan për Përkthyes Letrarë (ALTA) e shpalli më 6 shtator listën e ngushtë për Çmimin Nacional për Përkthimin (NTA) për poezi, ku hyjnë katër libra, në mesin e tyre përmbledhja e Dervishit, “Të rraskapitur në kryq” të cilin e botoi “New York Review Books” më 2021.

E njëjta përmbledhje hyri në listën e ngushtë të Çmimit të PEN-it Amerikan për librin më të mirë të përkthyer në 2021.

Edhe Çmimet e Panairit, dëshmi e hapësirës së përbashkët të letrave shqipe Kulturë Çmimet e Panairit, dëshmi e hapësirës së përbashkët të letrave shqipe

Po ashtu, Najwan Dervishi në gusht të vitit 2022 hyri në listën e ngushtë të Çmimit Ndërkombëtar për Poezi që mban emrin e nobelistit Derek Walcott, kurse po në atë kohë hyri në listën e ngushtë të Çmimit prestigjioz për librin më të mirë të përkthyer në Britani me emrin e poetes nobeliste Sarah Maguire.

Në kumtesën e jurisë e shpallur të martën më 1 nëntor 2022 në arsyetimet për shpërblimin e fitoren e kësaj përmbledhjeje të Najwan Darvishit thuhet se “është një përmbledhje e mrekullueshme e njërit prej poetëve më të mirë në Lindjen e Mesme”.