“Qosja arrin që të trajtojë çështje thelbësore të jetës dhe në këtë mënyrë artin e vet dhe njëkohësisht artin e popullit të vet ta ngrejë vërtet në nivelin e lartë botëror”
Robert Elsie: Rexhep Qosja është një nga kritikët më të shquar e më prodhimtarë të Ballkanit.
Frédéric Vitoux: Një zbulim i vërtetë, ky shkrimtar është i madh...Si ta cilësojmë këtë roman (“Vdekja më vjen prej syve të tillë”? Është e pamundur të cilësohet, i shpëton çdo cilësimi ose, që është e njëjta gjë, është i shumëfishtë... Tregim i mrekullueshëm, gjithandej, fantazi filozofike, kronikë përmalluese e një qyteti të vogël të Kosovës.
Tode Çolak: Qosja arrin që të trajtojë çështje thelbësore të jetës dhe në këtë mënyrë artin e vet dhe njëkohësisht artin e popullit të vet ta ngritë vërtet në nivelin e lartë botëror.
Ibrahim Rugova: [Rexhep Qosja] shpesh ka zgjidhur probleme vitale në letërsi.
Ismail Kadare: Rexhep Qosja është shkrimtari më i madh ndër shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar.
Ali Aliu: (Proza e Qosjes bën) trajtimin më të thellë dhe më kompleks deri më sot në prozën tonë.
Edhe
Fjalim për njeriun e fjalës
Agim Vinca: Akademik Rexhep Qosja është pa dyshim një nga figurat më të mëdha të letërsisë e kulturës shqiptare, por edhe një nga personalitetet më me ndikim në jetën shoqërore e politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.
Sabri Hamiti: Rexhep Qosja në fund të viteve gjashtëdhjetë përmbyste “Dasmën” e Kadaresë si dhe metodën e socrealizmit.
Vlerësime ndër vite për akademik Rexhep Qosjen