Trendi në rritje i turizmit kulturor në Durrës, gjë që verifikohet nga statistikat e vizitorëve, ka shtuar edhe përpjekjet e institucioneve për t’iu përgjigjur interesimit dhe për të përmirësuar ofertën, raportojnë mediat në Shqipëri. Muzeu Arkeologjik i Durrësit ndodhet tashmë në proces transformimi, që do të sjellë muze krejt të ri, në gjendje të presë dhe të përmbushë më mirë kërkesat në rritje të vizitorëve të tij të shumtë.
Gjatë vitit 2022, në mjediset e këtij muzeu dhe të Amfiteatrit të lashtë të Durrësit, Qendra Muzeore e Durrësit organizoi, në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të komunitetit, një numër të konsiderueshëm aktivitetesh kulturore apo të edukimit informal. Mes tyre renditen 9 ekspozita të ndryshme, 14 koncerte, 6 mbrëmje artistike, 4 aktivitete promovimi e prezantimi, 4 pjesë teatrale, si dhe 19 aktivitete të edukimit informal me të rinjtë e fëmijët.
Më herët, Qendra Muzeore e Durrësit publikoi të dhënat që flasin për trendin e turizmit kulturor në qytetin e Durrësit përgjatë dy vjetëve të fundit. Sipas tyre, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri Antik gjatë periudhës 1 janar deri më 31 dhjetor 2021 janë vizituar nga 13 mijë e 3 vizitorë, ndërsa për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor 2022 janë regjistruar 28 mijë e 81 vizitorë, që dëshmon për dyfishim të turistëve të interesuar për antikitetin e Durrësit.
-
Turizmi kulturor i Shqipërisë me 1,5 milionë vizita në vit
-
Turizmi kulturor në Shqipëri me 1.5 milionë vizitorë
-
Mbi 1.2 milion vizitorë në asetet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri
-
Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet në vjeshtë me mbi 2400 artefakte
-
Muzeu Arkeologjik i Durrësit pritet të rihapet në vjeshtë