Për shkak të pandemisë së COVID-19, shumë panaire të librit nuk u hapën vitin e kaluar, e ndër to edhe Panairi Ndërkombëtar i Librit në Kajro, i cili konsiderohet si panairi më i madh i librit në botën arabe. Ndaj, sivjet është interesim i madh për këtë panair, i cili qe shtyrë prej dimrit në verë, duke e caktuar hapjen më 30 qershor.
Në këtë panair marrin pjesë qindra shtëpi botuese arabe, evropiane e aziatike. Sivjet, shumë vende evropiane përfaqësohen me nga një shtand të vetin, kurse Kosova përfaqësohet vetëm me një roman të shkrimtarit tonë Ibrahim Kadriu, përkatësisht “Përtej binarëve”, i cili më 2020 doli në arabisht në përkthim të Ibrahim Fadlullahut, në botim të shtëpisë botuese jordaneze “Al-Aan”, në bashkëpunim me Institutin për Studime Orientale (ISO) në Prishtinë. Vlen të përmendet si roman që u prit mirë dhe prezantua në disa vështrime në shtypin arab.
-
“Përtej binarëve” i Ibrahim Kadriut në Panairin e Librit në Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Çfarë bën inati në një panair ndërkombëtar të librit
-
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Kajro: Një tryezë kushtuar Besnik Mustafajt
-
Tri vepra të Shqipërisë e të Kosovës në Panairin e Librit në Riad
-
Panairi i Librit gati për rikthimin e madh