Shtojca për Kulturë

“Vera andrron detin” debutim me vendosmëri, studim ekzaminues

Teuta Ajdini-Jegeni në rolin e Verës në filmin “Vera andrron detin”
 

Debutimi i Kaltrina Krasniqit ka në fokus konfrontimin e një të veje me strukturat patriarkale në Kosovë. Si një debutim me vendosmëri i Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin” funksionon edhe si një studim ekzaminues i personazheve dhe si një komentues mbi disbalancat e fuqisë në një kulturë në të cilën normë është që trashëgimia t’u kalojë vetëm burrave

Ka një përpikëri të qetë të Verës (mbresëlënësja Teuta Ajdini-Jegeni) e cila kalon nga puna e saj, si interpretuese e gjuhës së shenjave për lajme televizive, te marrëdhënia e rehatshme dhe miqësore me bashkëshortin, gjyqtarin në pension Fatmirin (Xhevat Qorraj), e deri te flokët e saj të kapura në mënyrë të përsosur mbrapa. Por, vdekja e papritur e Fatmirit e detyron Verën të përballet me rrëmujën e jetës së tij dhe të lundrojë në strukturat patriarkale që ende qeverisin shoqërinë në vendlindjen e saj, Kosovë. Si një debutim me vendosmëri i Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin” funksionon edhe si një studim ekzaminues i personazheve dhe si një komentues mbi disbalancat e fuqisë në një kulturë në të cilën normë është që trashëgimia t’u kalojë vetëm burrave.

Është një projekt personal për Krasniqin, e cila ia kushton filmin nënës së saj, që po ashtu ka emrin Vera, e frymëzuar nga lufta e saj për liri ekonomike pas divorcit. Është një vepër dalluese, në atë që paraqet në plan të parë një grua të një brezi që rrallëherë është në fokus të kinemasë – Vera është, supozojmë, në fund të të pesëdhjetave ose në fillim të të gjashtëdhjetave të saj – një brez i cili, në Kosovë, u formësua dhe u përfshi nga disa qëndrimet shoqërore që janë në rënie.