Showbiz

Zbulohet shkaktari i vdekjes së Ray Liottas

Janë publikuar rezultatet e autopsisë së aktorit të ndjerë, Ray Liotta, duke zbuluar se shkaktari i vdekjes së tij ishte dështimi akut i zemrës dhe problemet me frymëmarrje.

Ylli i filmit “Goodfellas” vdiq në gjumë maj të vitit të kaluar, teksa po qëndronte në Republikën Dominikane për xhirimet e filmit “Dangerous Waters”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga ueb faqja “TMZ”, zyrtarët në Republikën Dominikane e kanë kategorizuar vdekjen e aktorit 67-vjeçar si natyrale dhe jo të dhunshme, duke përmendur dështimin akut të zemrës, pamjaftueshmërinë e frymëmarrjes dhe lëngjet në mushkëri, gjendje e njohur zyrtarisht si edemë pulmonare.

Është raportuar gjithashtu se ai vuante nga ateroskleroza – ku arteriet ngushtohen nga një grumbullim pllakash, gjë që mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër ose goditje në tru.

Liotta bëri famë në Hollywood falë rolit në filmin e vitit 1990 të Martin Scorseses, “Goodfellas”, ku ai e portretizoi Henry Hillin. Aktori po ashtu e luajti rolin e Shoeless Joe Jackson në filmin e vitit 1989, “Field Of Dreams”.

Disa prej roleve të tij më të njohura janë në filmat, “Something Wild,” “Cop Land”, “Hannibal”, “Blow”, “The Place Beyond the Pines”, dhe serialet televizive “Shades Of Blue”, “Cocaine Bear” dhe “Black Bird”, ku e portretizoi babanë e aktorit britanik, Taron Egerton.