Aktori i filmit “Goodfellas”, Ray Liotta, ka vdekur të enjten, në moshën 67-vjeçare.
Raportohet se ai vdiq në gjumë në Republikën Domenikane, njoftoi Sky News.
Ai ishte duke xhiruar filmin e quajtur “Ujërat e rrezikshme”, sipas faqes së showbizit “Deadline” dhe ishte fejuar së fundmi.
E fejuara e tij Jacy Nitolo, thuhet se ishte me të teksa ai punonte në projektin e fundit.
I lindur në Newark, New Jersey, në dhjetor të vitit 1954, Liotta luajti edhe në filmat “Field of Dreams” dhe “Grand Theft Auto: Vice City”.
Pasi u braktis në një jetimore kur ishte foshnjë, ai u birësua si 6-muajsh nga nëpunësja e qytetit Mary dhe pronari i dyqanit të pjesëve të automjeteve, Alfred Liotta.
