Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zbulohet emri i djalit të Rihannas

Ylli i muzikës, Rihanna, i ka vënë djalit të saj një emër të frymëzuar me sa duket nga grupi “Wu-Tang Clan” dhe babai i vogëlushit.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” e ka mbajtur të fshehtë emrin e të birit për gati një vit, por në një certifikatë të lindjes të siguruar nga portali “DailyMail”, zbulohet se fëmija i çiftit Rihanna dhe A$AP Rocky quhet, RZA Athelston Mayers.

Riri, e cila tani është shtatzënë me fëmijën e dytë, e solli në jetë djalin më 13 maj të vitit të kaluar.

Siç duket, emri është një lloj nderimi i producentit dhe reperit të njohur, RZA, udhëheqës i grupit “Wu-Tang Clan”, emri i vërtetë i së cilit është Robert Fitzgerald Diggs.

Emri i fëmijës po ashtu e përfshinë emrin e mesëm të babait të tij, A$AP Rocky, që është Athelston.

Së fundmi, fansat filluan të spekulojnë se djali i dyshes së njohur të muzikës mund të jetë emëruar, Noah.

Në certifikatën e lindjes po ashtu zbulohet se RZA lindi në spitalin “Cedars-Sinai Medical Center” në Los Angeles.

Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë me A$AP Rockyn, gjatë performancës së shumëpritur në “Super Bowl” në muajin shkurt.

Artikuj të ngjashëm