Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zbulohet ekipi i aktorëve të sezonit të ri të serisë "Fargo"

FX ka publikuar ekipin e plotë të aktorëve të sezonit të katërt të serisë “Fargo”, e cila do të fillojë me produksion këtë vjeshtë në Chicago. Seria antologjike është përshtatje e kult filmit të vëllezërve Coen, ndërsa vjen nga showrunneri dhe krijuesi i serisë “Noah Hawley”. Secili sezon sillet rreth personazheve të ndryshme që gjenden pak a shumë në të njëjtën botë.

E kemi zbuluar tashmë se një nga rolet kryesore në sezonin e ri do t’i takojë Chris Rock, ndërsa tani mësojmë se atij do t’i bashkohen Jack Huston si Odis Weff, Jason Schwartzman si Josto Fadda, Ben Whishaw si Rabbi Milligan dhe Jessie Buckley si Oraetta Mayflower. Në ekipin e aktorëve janë edhe: Slavatore Esposito, Andrew Bird, Jeremie Harris, Gaetano Bruno, Anji White, Francesca Acquaroli, E'Myri Crutchfield dhe Amber Midthunder.

Seria së shpejti fillon me produksion, ndërsa transmetimi pritet gjatë vitit të ardhshëm, por data e saktë nuk dihet ende, shkruan KOHA Ditore.

Image

Përmbledhja zyrtare na zbulon ngjarjen e detajuar: Në vitin 1950 u vjen fundi dy emigrimeve të mëdha amerikane – të evropianëve jugorë nga Italia, të cilët erdhën në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit dhe u vendosën në qytetet veriore si New Yorku dhe Chicago dhe afroamerikanëve të cilët e braktisën jugun në shumicë për të shpëtuar nga Jim Crow dhe u shpërngulën në të njëjtat qytete - dhe erdhi deri te konflikti mes të huajve, të gjithë e donin një pjesë të "ëndrrës amerikane". Në Kansas City në Missouri, dy sindikata kriminale u dakorduan për paqe të pakëndshme. Një italian dhe një afroamerikan. Së bashku ata e mbikëqyrin ekonominë alternative – atë të eksploatimit, shantazhit dhe drogës. Kjo është gjithashtu edhe historia e Amerikës. Për ta forcuar armëpushimin e tyre, krerët e të dy familjeve vendosën të këmbenin djemtë më të mëdhenj.

Chris Rock e luan udhëheqësin e njërës familje, njeriun i cili – për të përparuar - ia dorëzon djalin e tij më të madh armikut të vet, ndërsa në kthim duhet ta rrisë djalin e armikut të tij si të tijin. Nuk është e lehtë, por është me përfitime. Pastaj udhëheqësi i mafisë në Kansas City shkon në spital për një operacion rutinor dhe vdes. Dhe gjithçka ndryshon. Kjo është historia për imigracionin dhe asimilimin. Dhe për gjërat që i bëjmë për para. Dhe si gjithmonë, ky është tregimi për njerëzit parimisht të mirë të cilët janë të zhytur deri në kokë. Sepse, ky është Fargo.