Ylli i serialit Justified, Timothy Olyphant, po kthehet në FX me rolin kryesor në sezonin e ardhshëm dhe të katërt të serisë antologjike Fargo, të udhëhequr nga Chris Rock.
Seriali është krijuar nga Noah Hawley, i cili e ka shkruar skenarin, e bën regjinë dhe është producent ekzekutiv dhe gjithashtu e ka rolin e showrunnerit, shkruan KOHA Ditore. Sezoni i katërt është vendosur në vitet 1950 në Kansas City, ndërsa në ekranet e vogla do të duhet ta shohim qysh vitin e ardhshëm.
Vendndodhja në të cilën është vendosur sezoni i ri shërben si kryqëzim dhe vendpërplasje e dy migrimeve - evropianëve nga vendet si Italia dhe afrikano-amerikanëve që kanë ikur kryesisht nga jugu, ku të dy palët luftojnë për një pjesë të ëndrrës amerikane.

Në Kansas veprojnë dy sindikata kriminale – ajo italiane e udhëhequr nga Donatello Fadda dhe ajo afrikano-amerikane e udhëhequr nga Loy Cannon (Rock). Të dy sindikatat kanë arritur paqe në të cilën udhëheqësit e dy familjeve duhet t’i zëvendësojnë djemtë e tyre më të rinj.
Olyphant do ta luajë rolin e Dick "Deafy" Wickware, i cili e ka një rol të rëndësishëm në të gjithë historinë. Në kastin e aktorëve tashmë janë Jack Huston, Jason Schwartzman, Ben Whishaw, Jessie Buckley, Salvatore Esposito, Andrew Bird, Jeremie Harris, Gaetano Bruno, Anji White, Francesco Acquaroli, E'myri Crutchfield, Amber Midthunder dhe Uzo Aduba.
-
Zbulohet ekipi i aktorëve të sezonit të ri të serisë "Fargo"
-
Më në fund prezantohet “Fargo” i ri
-
Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”
-
Jason Statham ribashkohet me regjisorin Guy Ritchie për filmin e ri me spiun “Five Eyes”
-
Willem Dafoe dhe qeni Togo si shpëtimi i vetëm nga epidemia