Aktori i njohur 53-vjeçar, Jason Statham, i cili në të kaluarën ka luajtur në filmat e Guy Ritchiet, “Lock, Stock and Two Smoking Barrels” dhe “Snatch”, pritet ta portretizojë një agjent të MI6 në projektin e ardhshëm filmik të regjisorit britanik.
Ylli hollywoodian i shquar për rolet e tij në filma të suksesshëm aksion, në këtë projekt e portretizon agjentin Orson Fortune i cili rekrutohet nga aleanca globale e inteligjencës “Five Eyes”, për ta parandaluar shitjen e një teknologjie të re të armëve vdekjeprurëse.
Fortune duhet ta mposhtë ndërmjetësin miliarder të armëve, Greg Simmonds, në mënyrë që të sigurohet që rendi botërorë të mos prishet.
Filmi i zhanrit triler është shkruar nga Ivan Atkinson dhe Marn Davies, të cilët në të kaluarën kanë punuar me Guy Ritchien në realizimin e filmit, “The Gentlemen”, transmeton Koha.
Regjisori 51-vjeçar dhe aktori i famshëm botëror, kanë punuar së bashku për më shumë se 20 vite dhe Ritchie, në të kaluarën e kishte quajtur Stathamin një aktor shumë i aftë dhe i talentuar, i cili i përmban të gjitha kualitetet që ai dëshiron t’i shoh te një yll i kinematografisë.
-
Guy Ritchie sërish bashkëpunon me yjet Jason Statham dhe Hugh Grant
-
“Wrath of Man” filmi i radhës aksion i yllit Jason Statham
-
Statham ribashkohet me Ritchien për trilerin me tematikë të hakmarrjes
-
“Mutiny” e sjell aktorin Jason Statham në një mision të rrezikshëm
-
“A Working Man”, filmi i ri aksion i aktorit Jason Statham