Publiku ka kohë që po e pret lansimin e filmit të katërt “The Expendables” dhe kësaj pritjeje po i vjen fundi.
Tashmë janë publikuar pamjet e para të projektit i cili vjen me regji të Scott Waugh.
Filmi edhe një herë i bënë bashkë në ekran të madh disa prej aktorëve më të pëlqyer të zhanrit aksion si, Jason Statham, Sylvester Stallone, Dolph Lundgren dhe Randy Couture, kurse kastës i janë shtuar edhe disa aktorë të ri, përfshirë këtu yllin Curtis Jackson, ndryshe i njohur si 50 Cent, Megan Fox, Tony Jaa, Iko Uwais, Jacob Scipio, Levy Train dhe Andy Garcia.
Të armatosur me çdo armë të mundshme dhe aftësitë për t’i përdorur ato, grupi i mercenarëve i njohur me emrin “The Expendables”, janë linja e fundit e mbrojtjes në botë dhe skuadra që thirret kur të gjitha opsionet e tjera janë jashtë tryezës. Por, anëtarët e rinj të ekipit me stile dhe taktika të reja, i sjellin freski dhe një kuptim krejtësisht të ri grupit.
Ky vazhdim besohet të jetë i fundit për Stallonen, pasi përmes një postimi në Instagram, ai tha se po “ia kalonte stafetën” Stathamit, për ta vazhduar traditën e filmit të suksesshëm në arkat filmike.
“The Expendables 4” lansohet për publikun mbarëbotëror më 22 shtator 2023.
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”
-
“Mutiny” e sjell aktorin Jason Statham në një mision të rrezikshëm
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet
-
Shtyhet sërish data e lansimit të filmit “Animal Friends”