Showbiz

Në “Shelter”, Jason Statham shndërrohet nga vrasës në një hero

Në “Shelter”, Jason Statham shndërrohet nga vrasës në një hero

Në filmin e ri aksion “Shelter”, aktori britanik Jason Statham shfaqet në një rol që e nxjerr nga klishetë e zakonshme, duke u shndërruar nga një vrasës profesionist në një hero të detyruar nga rrethanat.

Ylli britanik Jason Statham e luan rolin kryesor në film së bashku me Daniel Mays, Naomi Ackie dhe kandidatin për çmim “Oscar”, Bill Nighy.

Ngjarja zë vend në një ishull të largët bregdetar ku një burrë, i cili jeton i vetmuar, Mason, përfundon duke e shpëtuar një vajzë të re nga një stuhi vdekjeprurëse. Ky veprim i vë të dy në rrezik, duke i dërguar në një udhëtim të tensionuar mbijetese. I detyruar të dalë nga izolimi, Mason, i cili dikur punonte si vrasës profesionist, detyrohet të përballet me të kaluarën e tij të trazuar.

“Shelter” nisi së shfaquri nëpër kinema nga 30 janari.