Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Pine në bisedime për t’u angazhuar në filmin “Star Trek 4”

Aktorët Chris Pine, Zachary Quinto, Simon Pegg dhe të tjerë, pritet të rikthehen me rolet e tyre në filmin e ri “Star Trek”.

Pine është në bisedime e sipër për ta përsëritur rolin e kapitenit James T. Kirk, në projektin e ardhshëm që është pjesë e trilogjisë së famshme për gjithë adhuruesit e filmit. Aktorët Zachary Quinto dhe Simon Pegg pritet të rikthehen në rolet e, Spock dhe Scotty, derisa Zoe Saldana, Karl Urban dhe John Cho po ashtu janë pjesë e vazhdimit të katërt “Star Trek”.

Anton Yelchin i cili e kishte portretizuar Chekovin në film, fatkeqësisht vdiq në vitin 2016, pak para se filmi “Star Trek Beyond” të lansohej nëpër kinema. Ende nuk dihet nëse rolin e tij do ta portretizojë ndonjë aktorë tjetër.

Xhirimet do të fillojnë në fund të këtij viti dhe në rolin e regjisorit pritet të angazhohet, Matt Shakman. Ende nuk ka datë të caktuar të lansimit të filmit nëpër kinema.