Aktorja Jennifer Lawrence mbetet në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollywood.
Lawrence ka fituar 20 milionë dollarë për filmin e ri “Hunger Games: Red Sparrow”, derisa pas saj është Will Smith për filmin “Bright” dhe Dawayne Johnson për filmin “Jumanji: Welcome to the Jungle”.
Në seritë televizive Jom Parson dhe Johnny Galecki paguhen nga 900 mijë dollarë për paraqitjen e tyre në serinë “The Big Bang Theory”, raporton The Hollywood Reporter.
Larg tyre nuk është as aktori legjendar Kevin Spacey, i cili fiton 500 mijë dollarë për çdo episod të “House of Cards”, transmeton Koha.net.
Aktorja Emma Watson raportohet se është paguar vetëm 3 milionë dollarë për paraqitjen e saj në filmin “Beauty and the Beast”, derisa Jessica CHastain është paguar 700 mijë dollarë për filmin “Woman Walks Ahead”.
Edhe
Zoe Saldana bëhet aktorja më e paguar, ia kalon Scarlett Johanssonit
Bukuroshja izraelite Gal Gadot është paguar vetëm 150 mijë dollarë, edhe pse filmi i saj “Wonder Woman” fitoi 800 milionë dollarë nëpër arkat filmike.
Pagë të ulët ka edhe Indira Varma për paraqitjen e saj në serinë e famshme “Game of Thrones”. Ajo paguhet vetëm 55 mijë dollarë për çdo episod.
