Roli i saj në Avengers e ka ndihmuar Scarlett Johansson të bëhet aktorja më e paguar në botë, sipas revistës Forbes.
Johansson, e cila në filmin Avengers e luan Black Widow, i ka fituar 40.5 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës. Angelina Jolie është e dyta me 28 milionë dollarë falë pagës së saj për Maleficent 2, e pasuar nga Jennifer Aniston, transmeton koha.net.
Gal Gadot nga Wonder Woman është emri i vetëm i ri në listë, në pozitën numër 10. Emma Stone, e cila e zuri vendin e parë në top listën e vitit të kaluar pasi që luajti në La La Land, tani ka dalur plotësisht nga top 10.
Top lista e Forbes për aktoret më të paguara në botë në vitin 2018
1. Scarlett Johansson - 40.5 milion dollarë
2. Angelina Jolie - 28 milionë dollarë
3. Jennifer Aniston - 19.5 milionë dollarë
4. Jennifer Lawrence - 18 milionë dollarë
5. Reese Witherspoon - 16.5 milionë dollarë
6. Mila Kunis - 16 milionë dollarë
7. Julia Roberts - 13 milionë dollarë
8. Cate Blanchett - 12.5 milionë dollarë
9. Melissa McCarthy - 12 milionë dollarë
10. Gal Gadot - 10 milionë dollarë
Kjo është lista e parë që do të publikohet që kur dolën lajmet për dallimet midis pagave të meshkujve dhe femrave në Hollywood dhe pas premtimeve të mëvonshme se ky dallim do të eliminohej.
Edhe
Forbes: Scarlet Johansson mbetet aktorja më e paguar në botë
Të ardhurat e kombinuara të top 10 femrave këtë vit janë 186 milionë dollarë, 8% më shumë se vitin e kaluar. Por kanë rënë me 9% në totalin e vitit 2016, kur Jennifer Lawrence e kryesonte renditjen me 46 milionë dollarë.
Forbes zakonisht e publikon top listën ekuivalente për yjet meshkuj menjëherë pas listës së femrave. Vitin e kaluar, Mark Wahlberg ishte në pozitën nr. 1 ndërsa totali i pagave të top 10 meshkujve ishte pothuajse tre herë më i lartë se sa ai i femrave.