Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emma Stone, aktorja më e paguar e vitit

Emma Stone, sipas revistës “Forbes”, është aktorja më e paguar e vitit. Ylli i “La La Land” ka arritur të fusë në xhep rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian.

Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë. Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

28-vjeçarja nuk ka shumë që u ankua për dallimin e pagesave mes aktorëve meshkuj e atyre femra në Hollivud e rrëfeu se bashkëprotagonistët e saj kishin pasur shkurtim page në mënyrë që të fitonin njësoj me të. Jennifer Lawrence e mbajti për dy vjet radhazi kreun e listës së “Forbes” falë parave që i solli roli i Katniss Everdeen në “The Hunger Games”.

Emma Watson ishte e vetmja britanike që bëhej pjesë e renditjes së 10 akoreve më të paguara të vitit, duke u rreshtuar e gjashta dhe ndonëse pasuria e saj shkon rrumbullak në 39 milionë paundë, kjo është hera e parë që “Forbes” e bën pjesë të listës së saj.