Showbiz

Adam Sandler, ylli më i paguar në Hollywood

Aktori i mirënjohur, Adam Sandler, është shpallur si ylli më i paguar nga industria e filmit në Hollywood nga revista prestigjioze “Forbes”.

Sipas listës së fundit të revistës hera e parë kur Sandler filloi të fitojë shuma të mëdha ishte viti 2002, kur ai luajti në filma komedi, përfshirë ata “Mr Deeps” dhe “Punch-Drunk Love”. Filmi i tij “Murder Mystery 2” është filmi më i shikuar në platformën Netflix përgjatë vitit 2023.

Aktori ka fituar 73 milionë dollarë përgjatë vitit, duke luajtur në filma si “Murder Mystery 2”, “You Are So Not Invited To My Bat Mitzvah” dhe “Leo”.

Ylli i komedisë gjithashtu është producent i filmit “The Out-Laës”, në të cilin luajnë aktorë si Nina Dobrev, Ellen Barkin dhe Pierce Brosnan.

E dyta në listën e “Forbes” është aktorja Margot Robbie, e cila ka luajtur në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, duke fituar plot 59 milionë dollarë.

Robbie është gjithashtu gruaja me e re në moshë që hyn në top 10-shen e më të paguarve në Hollywood.

Në vendin e tretë është aktori Tom Cruise, fitimet e të cilit në vitin 2023 llogaritet të jenë rreth 45 milionë dollarë.

I katërti është ylli Ryan Gosling, i cili gjithashtu luajti në filmin “Barbie” si personazhi Ken dhe gjatë vitit të kaluar fitoi 43 milionë dollarë.

Të tjerë në top dhjetëshen e më të paguarve janë yjet, Matt Demon me 43 milionë, aktorja Jennifer Aniston me 42 milionë, aktori Leonardo Dicaprio me 41 milionë, aktori Ben Affleck me 38 milionë dhe aktori Denzel Washington me 24 milionë dollarë.