Aktoret Ana De Armas, Jamie Lee Curtis dhe regjisori Quentin Tarantino, do të jenë në mesin e yjeve të Hollywoodit që do të prezantojnë çmime në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “Globi i Artë”.
Shoqata e Gazetarëve të Huaj i publikoi emrat e disa emrave të mëdhenj të industrisë së filmit, të cilët do të shpërndajë çmime në ceremoninë e cila zhvillohet në hotelin “Beverly Hilton” në Kaliforni më 10 janar.
Në mesin e tyre janë edhe yjet, Tracy Morgan, Ana Gasteyer, Billy Porter, Colman Domingo, Michaela Jaé Rodriguez, Nicole Byer, Natasha Lyonne dhe Niecy Nash-Betts.
Përveç prezantimit të një çmimi në skenë, aktorja latine Ana De Armas po ashtu garon në kategorinë “Aktorja më e mirë në dramë”, nominim ky i cili shkon për portretizimin e shkëlqyer të ikonës Marilyn Monroe në filmin “Blonde”. Kurse, Jamie Lee Curtis konkurron për çmimin “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, falë performancës në filmin “Everything Everyëhere All At Once”.
Pak kohë më parë u njoftua se në ceremoninë e ardhshme “Globi i Artë”, e cila do të drejtohet nga aktori Jerrod Carmichael, ylli i komedisë Eddie Murphy do të nderohet me çmimin special “Cecil B. DeMille” dhe Ryan Murphy do ta marrë çmimin “Carol Burnett”, për kontributin e tij në televizion.
Sa i takon nominimeve të sivjetme në kategoritë për film, “The Banshees of Inisherin” kryeson me gjithsej tetë nominime, i përcjellë nga filmi “Everything Everywhere All At Once” me gjashtë nominime, dhe projektet “Babylon” dhe “The Fabelmans” me nga pesë sosh.
Edhe
Bëhen të ditura nominimet për çmimet “Globi i Artë”
Në kategoritë për televizion kryeson seriali, “Abbott Elementary” me gjithsej pesë nominime, derisa “The Croën”, “Dahmer - Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, “Only Murders in the Building”, “Pam and Tommy” dhe “The White Lotus”, i kanë nga katër nominime secili.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë” transmetohet live në kanalin NBC dhe në platformën Peacock.