Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e Francës në përkrahje të Depardieu pas akuzave për përdhunim

Një letër mbështetje për aktorin Gerard Depardieu, i cili po akuzohet për përdhunim, është firmosur nga rreth 60 aktorë dhe figura publike në Francë.

Letra është nënshkruar pasi që ai u përkrah edhe nga presidenti i Francës Emanule Macron, shkruan TheDailyBeast.

Sipas The Hollywood Reporter, në mesin e nënshkruesve janë aktorja britanike Charlotte Rampling dhe ish-zonja e parë franceze Carla Bruni.

Sipas letër aktori francez është viktimë e urrejtjes. Letra është karakterizuar si një kundërshtim i “linçimit” që i është bërë aktorit francez, pasi viteve të fundit atë e akuzuan për përdhunim shumë gra.

“Ne nuk mund të heshtim më përballë linçimit që po i bëhët atij, përballë përroit të urrejtjes që po grumbullohet mbi personin e tij, pa nuancë”, thuhet në letrën e nënshkruar.

Një javë më parë presidenti i Frances, Emmanuel Macron mbrojti figurën e Depardieut duke thënë se është “krenaria e Francës”.

Jacques Weber, Roberto Alagna dhe Nathalie Baye, të gjithë figura të shquara franceze, nënshkruan gjithashtu letrën, ashtu si Carole Bouquet, ish-partnere e Depardieut.

Edhe Gerard Depardieu në paraburgim për shkak të pretendimeve për ngacmim seksual Showbiz Gerard Depardieu në paraburgim për shkak të pretendimeve për ngacmim seksual

Vet Depardieu ka bërë të ditur se nuk qëndron prapa kësaj letre, por ka thënë se e aprovoi përmbajtjen e saj para se të bëhej publike.

Një dokumentar këtë muaj zbuloi një seri komentesh seksiste të bëra nga Depardieu në vitin 2018, duke përdorur një gjuhë eksplicite rreth një vajze 10-vjeçare dhe duke bërë vërejtje përçmuese për gratë në prani të tyre.