Showbiz

Aktori i famshëm francez Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

Aktori francez Gerard Depardieu është duke u hetuar në lidhje me akuzat se ai e ka përdhunuar një aktore në shtëpinë e tij tri vjet më parë, raporton BBC.

Gruaja e ka akuzuar Depardieun për përdhunim dhe sulm ndaj saj në Paris në gusht të vitit 2018.

Avokati i Depardieut për agjencinë AFP ka thënë se akuzat janë plotësisht të pabaza dhe se hetimi nuk është dashur të bëhet publik.

Bota e artit në Francë është tronditur nga një seri e akuzave për abuzime seksuale ndaj figurave lidere.

Depardieu 73-vjeçar, është një prej aktorëve më të famshëm në Francë, i njohur për filmat si “Jeran de Florette”, “Green Card” dhe “Cyrano”.

Hetimet fillestare në lidhje me pretendimet për përdhunim ishin hedhur poshtë në vitin 2019, ku prokurori kishte thënë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme, por janë rihapur verën e kaluar.

formalisht e kanë vënë Depardieun nën hetime në dhjetor të vitit 2020.