Showbiz

Gerard Depardieu do të përballet me gjyq për pretendimet për sulm seksual

Gerard Depardieu

Gerard Depardieu

Foto: Associated Press

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu, është urdhëruar të paraqitet në gjyq për pretendimet për një sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2018.

Gruaja që e akuzon atë, Charlotte Arnould, ka thënë se është lehtësuar pasi rasti do të shkojë në gjyq, shtatë vjet pasi ka paraqitur ankesën, ka raportuar BBC.

Depardieu, 76 vjeç, i ka mohuar akuzat duke insistuar se lidhja me Arouldin ishte e ndërsjellë.

Në muajin maj ai është dënuar për sulm seksual ndaj dy anëtareve të produksionit të filmit për një ngjarje që ka ndodhur disa vjet më parë, pas së cilës kanë dalë shumë pretendime të tjera, por nuk është burgosur.

Akuzat e anëtareve të produksonit të filmit ai gjithashtu i pati mohuar.

“Shtatë vjet më vonë, shtatë vjet horror dhe ferr... Mendoj se po kam vështirësi ta kuptoj se sa gjë e madhe është kjo. Jam lehtësuar”, ka shkruar Arnould në një postim në rrjete sociale.

 Charlotte Arnould

Avokatja e saj, Carnie Durrieu Debolt, ka konfirmuar që Depardieu është urdhëruar të paraqitet në gjyq për pretendimet për sulm seksual dhe dhunim të Arnouldit në dy raste në shtëpinë e tij në Paris në muajin gusht të vitit 2018.

“Klientja ime dhe unë jemi të lehtësuara. Kjo është një formë vërtetësie për Charlotten ndërkohë që ajo pret për gjyqin kriminal”, ka thënë avokatja. Ndërkohë Depardieu ka thënë se “asnjëherë nuk ka pasur kundërshtime ndërmjet tyre” duke iu referuar Arnouldit.

Rasti fillimisht nuk është marrë parasysh për shkak të mungesës së provave, por pasi Arnould ka paraqitur ankesën si padi civile, procesi gjyqësor është hapur në verën e vitit 2020.