Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ye reagon pas ndarjes së çiftit, Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Pas lajmit për ndarjen e çiftit të njohur të showbizit, Kim Kardashian dhe Pete Davidson, ish-burri i yllit televiziv, Kanye West, ka reaguar në Instagram.

Ai e festoi këtë lajm duke e postuar ballinën e improvizuar të një gazete, ku shkruhej: “Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare”. Në këtë postim Kanye nuk harroi ta përmend edhe reperin tjetër me të cilin gëzon raporte të këqija, Kid Cudi.

“Kid Cudi planifikohej të performonte në funeral, por u tërhoq nga frika se njerëzit do ta gjuanin me shishe”, shkruhej në rreshtin tjetër të postimit të fundit të Westit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ye (@kanyewest)

 

Kid dhe Kanye në të kaluarën ishin miq dhe bashkëpunëtorë të afërt. Por, raporti i tyre u prish në fillim të këtij viti, për shkak të shoqërisë së Cudit me komedianin e famshëm.

Prej momentit kur u bë i ditur lajmi se Davidson dhe Kardashian ishin në lidhje romantike, Ye e ka kritikuar publikisht dhe ashpër çiftin. Ai e lansoi videoklipin e këngës, “Eazy”, ku shihet duke e varrosur të gjallë komedianin 28-vjeçar. Reperi ka vazhduar ta fyej vazhdimisht Davidsonin online, si dhe përhapi thashetheme se ai vuan nga SIDA.

Edhe Kim Kardashian në lidhje të re, por po e mban të fshehtë Showbiz Kim Kardashian në lidhje të re, por po e mban të fshehtë

Edhe pse fillimisht aktori zgjodhi të qëndrojë indiferent ndaj këtyre ofendimeve, ai përfundoi duke iu kundërpërgjigjur Westit në disa raste. Zënka e tyre online, rrëmbeu vëmendje të madhe mediale anembanë botës.

Javën e kaluar u bë publik lajmi se, Kim dhe Pete, janë ndarë pas nëntë muajsh lidhje, por thuhet se ata vazhdojnë të jenë shokë të mirë.

Image