Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jon Stewart i del në krah Pete Davidsonit në tensionet e vazhdueshme me Kanye West

Komediani amerikan, Jon Stewart, ka treguar të enjten mbështetje për të dashurin e ri të biznesmenes amerikane, Kim Kardashian, Pete Davidson për dramën e vazhdueshme që po krijon ish-bashkëshorti i Kimit, reperi Kanye West.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin e Howard Stern, SiriusXM, Stewart foli për komedianin 28-vjeçar dhe për atë se si e ka parë tensionin me reperin Kanye pas ndarjes së këtij të fundit me Kim Kardashianin.

"Unë e njoh mirë Peten. Ai është thjesht një i ri që përpiqet të jetojë jetën e tij. Është një nga njerëzit e mi të preferuar”, ka thënë Stewart. "Unë mendoj se ai po e bën më të mirën e tij në këtë situatë të pazakontë dhe të ngarkuar. Unë thjesht e dua atë fëmijë”, ka shtuar ai, raporton “People”.

Kim Kardashian ka bërë kërkesë për divorc nga West në shkurt të vitit 2021 pas shtatë vitesh martesë. Ajo dhe reperi kanë katër fëmijë, vajzat North e Chicago dhe djemtë Saint e Psalm.

Ajo zyrtarizoi lidhjen e saj me Davidsonin më 11 mars, më shumë se një javë pasi biznesmenja u shpall ligjërisht beqare pas divorcit me Westin.